Bota Tech

Twitter pezullon përgjithmonë llogarinë e Donald Trump!

Twitter-i i pezullon përgjithmonë llogarinë, Presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Kompania duke iu referuar trazirave të 6 janarit ku mbështetës të tij sulmuan Kongresin tha se:

Pas rishikimit të postimeve të fundit nga Trump e kontekstit rreth këtyre postimeve, morëm vendimin për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës.

Nga 7 janari, edhe Facebook e Instagram i bllokuan llogaritë kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë, për të paktën dy javë. Kompania tha se postimet e Presidentit shkelin politikat e Twitter-it kundër “lartësimit të politikave të dhunshme” dhe se dy nga postimet e Presidentit kishin “shumë të ngjarë të nxisnin njerëzit të përsërisnin aktet që u panë në Kapitol.

Kujtojmë që më herët Twitter pezulloi për 12 orë llogarinë e Trump. Pas trazirave që shkaktuan 5 viktima e dhjetra të plagosur kur mbështetës të Donald Trump-it sulmuan Kongresin, mbi 6 mijë trupa të Gardës Kombëtare do të vendosen në Uashington DC për 30 ditët e ardhshme.