Rajoni

Tym e zjarr në kodrat e Ksamilit, mediat greke publikojnë pamje nga flakët në fshatin turistik

Një zjarr masiv avancoi mbrëmë drejt zonës së banuar në Ksamil. Zjarri dogji dhjetëra hektarë shkurre dhe disa parcela të mbjella me ullinj dhe dru frutorë ndërsa zjarrfikësit dhe banorët u përpoqën të krijojnë korridore pa bimësi për të ndërprerë përparimin e zjarrit.Pparalelisht me zjarrin në Ksamil, në Sarandë përparuan edhe dy zjarre të tjerë përkatësisht në Vagalat dhe në Delvinë. Flakët edhe atje dogjën ullishte dhe shkurre, koshere dhe pemë frutore. Mendohet se të tri rastet lidhen me zjarrvënie të qëllimshme.
Zjarri që ka rënë mbrëmjen e djeshme në Ksamil ka marrë vëmendjen edhe të mediave greke. Në një video të publikuar nga ProtoThema, duket se flakët shihen që nga ishulli i Korfuzit.
Nuk dihet ende sesa është përhapja e zjarrit në zonën e përfshirë.