Politikë

U akuzua nga Trump, “Smartmatic” kualifikohet për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Kualifikohet për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri kompania e akuzuar  për manipulim në presidencialet amerikane nga Donald Trump. “Smartmatic” ishte e vetmja që u fut në garën e prokurimit të shpallur nga KQZ-ja, për votimin dhe numërimin elektronik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se nëse negociatat me kompaninë angleze rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve. “Smartmatic” thotë se ka ndihmuar qindra milionë votues në të gjithë botën duke numëruar elektronikisht 4 miliardë vota me efikasitet dhe transparencë.