Celebrities Gossip Showbiz

U bë nënë pak ditë më parë, këngëtarja e grupit “Little Mix” zbulon emrin e djalit!

Para pak kohësh këngëtarja e grupit “Little Mix”, Perrie Edwards u bë nënë për herë të parë. Lajmin e dha vetë Perrie me një postim në Instagram bashkë me fotot e para të bebes së porsalindur. Atëherë ajo tregoi se kishte mirëpritur një djalë me të dashurin e saj Alex Oxlade-Chamberlain duke mos dhënë më shumë detaje për fansat.

Mirëpo së fundmi, këngëtarja ka zbuluar emrin dhe portretin e djalit. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Perrie ka publikuar disa foto dhe ka shkruar:

2 javë duke të dashur ty. Unë kurrë nuk kam ndjerë dashuri si kjo më parë! Axel Oxlade-Chamberlain.

https://www.instagram.com/p/CTZvutPMv8N/?utm_source=ig_embed&ig_rid=73413d21-e6a3-4661-a90c-1c60b77a371b

Edward dhe partneri i saj Chamberlin konfirmuan se ishin në lidhje në shkurt të vitit 2017. Rikujtojmë se Perrie ka qenë në një lidhje me ish-yllin e “One Direction”, Zayn Malik. Edwards tregoi asokohe për “Heart Radio” se kur Zayn vendosi të ndahej ajo mbeti në mes të katër rrugëve pasi jetonte në shtëpinë e këngëtarit dhe nuk kishte ku të shkonte tjetër.

Këngëtarja është shprehur se për muaj të tërë ka jetuar ku të mundej, sa tek shoqet e saj e sa tek familjarët pasi të zotërosh një shtëpi në Britaninë e Madhe kërkon kohë dhe procese të gjata ligjore.