Showbiz

U bënë prindër pak ditë më parë, por tani Arbana mori një super dhuratë

Moderatorja e njohur e Top Channel, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të vogëlushit të tyre, Diell vetëm 5 ditë më parë.

Arbana solli në jetë një tjetër djalë, duke e bërë të parëlindurin e saj, Jonin, me vëlla.

Kënaqësia dhe lumturia është në qiellin e shtatë për çiftin.

Nëpërmjet një Instastory, Arbana ka treguar se Eduarti është duke e llastuar shumë. Regjisori i ka dhuruar moderatores një varëse me emrat e dy djemve të saj, të cilën siç rrëfen vet Arbana, menjëherë e ka dashuruar.

Ajo e ka vendosur varësen në qafë dhe ka ndarë me ndjekësit edhe një video ku duket që i shkëlqejnë sytë nga lumturia./Ora