Celebrities Film & Tv Showbiz

U dëmtua gjatë xhirimeve, gjendja e Harrison Ford është e rëndë?!

Gjatë xhirimeve të  filmit “Indiana Jones 5”, në provat për një skenë lufte aktori i njohur, Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatull. Sipas deklaratës së produksionit rreth një javë më parë, aktori duhet të shkëputej deri në një moment të caktuar, ndërkohë, regjisori James Mangold do të vazhdojë të xhirojë pa Ford.

Së fundmi burime për “The Sun”, kanë bërë të ditur se aktori është dëmtuar më rëndë nga sa u mendua fillimisht dhe për këtë arsye filmi do të ndalojë xhirimet për të paktën tre muaj, pasi ai do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull.

Sipas këtyre burimeve, gjendja e aktorit nuk është aspak serioze.

“Indiana Jones 5” është filmi i pestë dhe i fundit në seri, i cili po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të dalë në kinema në vitin 2022. Ai është një projekt i ardhshëm i zhanrit aksion-aventurë  i drejtuar nga James Mangold, me një skenar të bashkë-shkruar nga Mangold, Jez Butterworth dhe John-Henry Butterworth.

Filmi u shfaq premierë në “Festivalin e Filmit në Kanë” më 18 maj 2008 dhe u lançua në të gjithë botën më 22 maj 2008.