Botë e Çuditshme

U dënuan me burgim të përjetshëm për një krim që nuk e kishin kryer, lirohen pas 25 vjetësh vëllezërit, përqafimi i tyre bëhet viral!

Vëllezërit George dhe Melvin DeJesus janë lënë të lirë pasi kaluan 25 vjet në burg për një krim që nuk e kishin kryer. George DeJesus pas u lirua iu tha gazetarëve në Michigan se:

Dalja jashtë, vetëm me ndjenjën e shfajësimit, ishte e mrekullueshme. Kjo është dita më e mirë e jetës sime.

George tha se nuk e kishte parë vëllain e tij për rreth 24 vjet. Ata po mbaheshin në ambiente të veçanta sipas faqes së internetit të Departamentit të Burgjeve të Miçiganit. Kur dolën jashtë, të dy u ribashkuan dhe u përqafuan. Melvin DeJesus u shpreh se:

Po çmendem nga gëzimi. Kam pritur kaq gjatë për këtë.

Pavarësisht alibive të tyre, dy vëllezërit u dënuan në vitin 1997 për sulmin dhe vrasjen me armë zjarri të Margaret Midkiff në vitin 1995, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Pontiac dhe ata u dënuan me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht. Por prova të reja të zbuluara së fundmi treguan se ata nuk kishin lidhje me krimin, ndërsa AND-ja e gjetur aty ishte e dikujt tjetër.

Departamenti i Korrigjimeve të Miçiganit ofron shërbime mbështetëse deri në një vit për të burgosurit e shfajësuar. Këto shërbime përfshijnë strehimin, trajnimin për punë, shërbimet e transportit dhe programe të tjera të ndihmës jetike për të ndihmuar të dënuarit gabimisht të përshtaten me jetën jashtë burgut.