Bota Botë e Çuditshme

U deshën 25 vite procedura që 54-vjeçarja më në fund të bëhej nënë!

Një grua nga Skocia ka sjellë në jetë një vajzë pas 25 vitesh procedurash të dështuara të fekondimit artificial. Helen Dalglish, bëri 21 përpjekje për të mbetur shtatzënë, të cilat i kushtuan pothuajse 100,000£ përpara se të mirëpriste vajzën Daisy Grace kur ajo ishte 53 vjeçe. 54-vjeçarja tregoi për Daily Record gëzimin e saj pas vitesh dhimbjeje dhe sesi nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrra e saj për t’u bërë nënë. Ndërkaq, Helen u shpreh se:

Kur e arrin atë mrekullinë e vogël në fund, harron 25 vitet.

Helen u transferua në Qipro në të 20-at e saj dhe filloi të përpiqej për një fëmijë me burrin e saj të atëhershëm kur ishte 28 vjeçe. Ata u kthyen në Skoci menjëherë më pas dhe kur testet nuk treguan asnjë ndërlikim, ata u diagnostikuan me “infertilitet të pashpjegueshëm”.

Testet në Qipro kishin zbuluar një problem të mundshëm me pozicionimin e mitrës së Helenit, por ajo tha se mjekët në Skoci nuk ishin të shqetësuar. Çifti iu nënshtrua katër procedurave të inseminimit intrauterin, ku sperma vendoset direkt në mitër, pa sukses përpara se të kalonte në In Vitro. Deri në ardhjen e Daisy Grace, Helen mbeti shtatzënë tre herë, por pësoi aborte spontane.