Bota

U hoqën si policë, Britania në kërkim të agjentëve të rremë pas videos virale!

Scotland Yard ka nisur hetimet për një video virale ku shfaqen dy burra të veshur si oficerë policie, që përpiqen të hyjnë në një shtëpi, në lindje të Londrës. Në videon e xhiruar nga një banore, dy burrat mbajnë veshur uniforma që ngjasojnë me të policisë ndërsa qëndrojnë para derës së një apartamenti, në një kompleks rezidencial në Shaftesburys, në Barking.

Gruaja nis xhirimin e dëgjohet që në mënyrë të vazhdueshme i kërkon dyshes të identifikohet, por ndesh në refuzim.

Më tregoni, ID-në tuaj, më tregoni ID-në tuaj, që të hyni në shtëpinë time, më tregoni se jeni në rregull.

Ndërsa ajo i filmon, dy burrat përpiqen të fshehin fytyrat e madje njëri prej tyre, tenton t’i marrë telefonin, para se të nxjerrë një shkop gome. Më pas largohen nga shkallët, por gruaja vazhdon xhirimin:

Shumë keq që erdhët në atë mënyrë në shtëpinë time, erdhët si terroristë. Ju kërkova të shpjegime… erdhët forcërisht në banesë.

Protagonistja dhe një burrë, i cili nuk shfaqet në video, e ndjekin dyshen jashtë godinës, në rrugë. Njëri prej atyre që u prezantuan si policë flet në një radio e aktron duke kërkuar përforcime, i cilëson “agresivë” banorët dhe i akuzon se shesin kanabis.

Po më ndjekin në rrugë!

Danny Page dhe Sarah Wright jetojnë në të njëjtin bllok apartamentesh me fëmijët e tyre. Për Danny-n, “kjo është diçka e keqe”.

Eshtë e frikshme, sidomos për atë që po ndodh aktualisht me Policinë.

Sarah e përshkruan si “shumë të guximshëm” vendimin për të filmuar dy burrat, por se ajo vetë nuk do të arrinte ta bënte, si nënë fëmijësh të vegjël. Të shumtë janë banorët që pajtohen me mendimin se veprimi i gruas ishte i guximshëm dhe theksojnë se kur flitet për policë, presin siguri. Sipas tyre, në kohët e sotme, niveli i kriminalitetit në Barking është i lartë dhe njerëzit jetojnë në frikë e pas një orari të caktuar, hezitojnë të dalin.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më 12 tetor, policia britanike konfirmon se mori njoftim në orën 18:51.

Fillimisht, të dyshuarve iu hap dera por banorët u bënë dyshues dhe iu kërkuan mjet identifikimi, që ata nuk e kishin. Për shkak se u ndjenë të zbuluar, u arratisën në drejtim të Abbey Road.

Agjentët kontrolluan zonën por nuk i gjetën pseudopolicët. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar e as grabitje në apartament. Hetimi vazhdon, nuk ka të arrestuar e po bëhet thirrje që dy burrat e maskuar si policë të paraqiten në Polici.

Fatkeqësisht, në Britaninë e Madhe janë shtuar rasteve e personave që të maskuar si policë, paraqiten vetë ose telefonojnë, për t’i detyruar qytetarët t’iu japin informata personale e t’iu zhvasin paratë.