Aktualitet

Hera e gjashtë që kapet me kokainë, SPAK sekuestron kompaninë “Alba Exotic Fruit”!

Pasi u kap 6 herë me kokainë në konteinerët me banane, SPAK sekuestron kompaninë ‘Alba Exotic Fruit’ .

Hera e fundit që kjo kompani u kap me drogë ishte në 12 tetor ku gjetën 10 kilogramë e 185 gramë lëndë. Përveç rastit të 3 ditëve më parë, “Alba Exotic Fruit” është kapur me kokainë në konteinerët me banane edhe në 5 operacione të tjera.

Në 7 shtator, ku iu kapën  7.7 kg kokainë . Ndërkohë më herët, në 13 korrik në Portin e Durrësit kësaj kompanie dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë,  ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani.

Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”. Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘historinë’ me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’ në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.