Bota

U largua nga vendi i saj dhe u strehua në një vend ekzotik, modelja nga Ukraina në një realitet ndryshe nga populli i saj!

Alena Omovych, e cila njihet edhe si Kim Kardashian e Ukrainës, u zhduk për pak kohë nga rrjetet sociale dhe fansat u shqetësuan. Megjithatë, ata shpejt mësuan se influencuesja me mbi 1.6 milionë ndjekës në Instagram arriti të largohej nga Ukraina dhe u strehua në një vend ekzotik.

Alena u bë shpejt një personazh i famshëm në Instagram. Pasi nisi të pozonte në mënyrë provokuese, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e disa markave të famshme të të brendshmeve dhe kështu fitoi shuma të konsiderueshme parash. Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, e reja fluturoi përtej oqeanit dhe tani ndodhet në Karaibe.

Influencuesja nuk hoqi dorë nga aktiviteti i saj në internet. Ajo së fundmi po tregon histori për jetën në këtë zonë dhe pozon vazhdimisht nëpër plazhe. Në një postim të fundit në rrjetin e saj social Instagram, Alena thotë se i pëlqen një menu e pasur me ushqime deti, duke vënë në dukje se çmimet janë shumë më të ulëta se në Ukrainë.

Këtu, për 18 dollarë, mund të shijoni një vakt me peshkaqenë të sapokapur nga oqeani, karavidhe dhe ushqime deti. Ekziston vetëm një problem: papastërtia. Nëse nuk e keni problem, do ta doni këtë vend.

Ndërkohë që populli i vendit të saj përballet çdo ditë me luftën, modelja mesa duket është duke jetuar një tjetër realitet pa e vrarë shumë mendjen dhe duke e shijuar jetën e saj në maksimum.