Fashion Gossip

U largua papritur, supermodelja e parë me hixhab Halima Aden i rikthehet modës!

Si supermodelja e parë me hixhab në industrinë e modës, ylli somalezo-amerikan, Halima Aden, nuk është e panjohur për thyerjen e kufijve. Por pas ecjes në pasarela për Yeezy dhe Alberta Ferretti, pozimin për ‘British Vogue’, ‘Sports Illustrated Swimsuit Issue’ dhe më shumë Aden ‘tronditi’ fansat e modës në nëntor 2020 duke u larguar nga moda, duke përmendur konflikte me besimet e saj fetare. Në atë kohë modelja 24-vjeçare shkroi se:

Ata mund të më telefonojnë nesër dhe as për 10 milionë dollarë nuk do të rrezikoja kurrë të komprometoja hixhabin time.

Tani, një vit më vonë, Aden është duke menduar për rikthimin e saj në modë dhe këtë herë, ajo shpreson të krijojë ndryshim, në vend që të ndryshojë veten. Ajo u shpreh për “Page Six” se:

Doja të kthehesha për të bërë punën që më pëlqen me markat që ndajnë vlerat e mia thelbësore. Ishte e rëndësishme për mua që u ktheva sipas kushteve të mia dhe jam shumë mirënjohëse që pata mundësinë t’i bëj gjërat sipas mënyrës sime.

Dhe ndërsa jo të gjitha përvojat e saj të modelimit kanë qenë pozitive, ylli i modës e njeh ndikimin që fama e saj mund të ketë tek të tjerët që ndajnë besimin e saj.

Si një vajzë e vogël duke u rritur, kurrë nuk pashë dikë që më ngjante në revista apo në televizion.

Aden lindi në një kamp refugjatësh në Kenia dhe u transferua në Minesota me familjen e saj në moshën 6-vjeçare.

Si e rritur, jam shumë krenare që kam qenë gruaja e parë dukshëm myslimane në kaq shumë hapësira, sepse si fëmijë, kurrë nuk kam menduar se kjo do të ishte e mundur.

Por Aden beson se ka ende punë për t’u bërë në drejtim të diversitetit dhe përfshirjes, duke thënë se duhet një përpjekje e komunitetit për të nxitur ndryshime reale dhe afatgjatë.

Mos ndryshoni veten, ndryshoni lojën. Përkundrazi, ji krenare për atë që je dhe nga vjen. Të gjithë kanë lindur për t’u dalluar dhe ne të gjithë duhet të përqafojmë dallimet e njëri-tjetrit. Bota do t’ju takojë aty ku jeni.