Celebrities Gossip Showbiz

“U martuam sot…” Ronela Hajati habit me postimin më të fundit!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Ashtu ka qenë dhe më i fundit ku me anë të një video tregon një mikeshë të sajën e cila po i vendos unazën në gishtin e martesës dhe krahas ka shkruar në formë shakaje:

U martuam sot

Artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja e ndër to është një surprizë që ka përgatitur për ndjekësit e saj dhe mban titullin ‘TQR’ (Te Quiero Ronela). Vetëm pak ditë më parë me anë të një Instastory, bukuroshja na ka zbuluar një pjesë nga projekti që do të publikojë së shpejti dhe sipas saj do të na bëjë të mallkojmë shumë…