Celebrities Gossip Showbiz

U nis për ta surprizuar, Drake tallet keqazi me surprizën e të atit!

Së fundmi reperi i njohur Drake ka vendosur që të postojë një foto në rrjetin e tij social Instagram ku tregon krahun e babait të tij Dennis Graham, me një super tatuazh. Bëhet fjalë për një portret të artistit të bërë pesë vite më parë, një tatuazh të cilin artisti i “God’s Plan” zgjodhi që ta ndante me fansat e tij dhe të bënte shaka.

Unë thjesht isha ulur këtu duke menduar pse ata më bënë kështu ne jemi familje…

Graham e vazhdoi shakanë e tij duke komentuar në fillim:

Të dua dhe më mungon!

Më pas vendosi të jepte edhe një shpjegim të vogël:

Hahaha kisha 16 njerëz që u përpoqën ta rregullonin këtë, ata po më lëndojnë. 

Graham zbuloi për herë të parë tatuazhin e fytyrës së djalit të tij në krahun e tij në vitin 2017, pasi e bëri atë nga artisti Money Mike.

Rikujtojmë gjithashtu se Drake së fundmi ka sjellë në treg albumin e tij më të ri në studio “HONESTLY, NEVERMIND”. Artisti i “Thank Me Later” ka pasur një vit të ngjeshur bashkëpunimesh që atëherë, duke publikuar projekte me French Montana, Jack Harlow, Future madje edhe Kanye West, me të cilin më parë la mënjanë dhe hatërmbetjen e tyre të gjatë. Drake gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje të madhe shumëplanëshe me “Universal Music Group” muajin e kaluar, e cila thuhet se kap vlerën e 400 milionë dollarëve, sipas Variety.