Celebrities Gossip Showbiz

U përfol se do të futej në shtëpinë e ‘BBV’ për të përçarë Kiarën dhe Luizin, modelja Eva Pasha thotë ‘fjalët e fundit’ lidhur me këtë temë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. E një ‘lidhje’ kaq shumë e përfolur mes tyre padyshim që krijon shumë ‘zhurmë’ dhe kjo gjë nxit thashetheme që shpesh janë të pavërteta.

Ashtu si ka ndodhur ditëve të fundit ku kudo në rrjete sociale është përfolur për një hyrje të re në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe bëhej fjalë për modelen Eva Pasha. Bukuroshja u tha se do t’i kishte synimet e qarta në pjesëmarrjen e saj, pikërisht për të përçarë Kiarën dhe Luizin.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë modelja pak minuta më parë me anë të një Instastory:

Hey, si ju kam? Nuk e di si dhe pse është bërë kaq virale pjesëmarrja ime në ‘Big Brother VIP’, por dua t’ju informoj që nuk është e vërtetë. Kur të bëhem VIP, do kaloj një xhiro andej, pse jo. Nuk e mendoja që kisha kaq shumë mbështetës, më keni kënaqur zemrën.