Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

U përfol se nuk flet me Arbana Osmanin, Olti Curri sqaron të vërtetën ekskluzivisht në TAR…

Olti Curri ishte i ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” nën moderimin e Jonidës dhe Kevit. Ai foli mbi hapat e tij të parë në media, si edhe për  “Big Brother VIP”, ku u shpreh se do të ishte vërtet ide e mirë realizimi i tij në Shqipëri.

Unë shpresoj që “Big Brother VIP” të bëhet vërtet, dhe të bëhet në Top Channel. Kam përshtypjen se duhet në Shqipëri, dhe madje është vonuar, duke qenë se jemi ndikuar shpesh nga mediat italiane, dhe në Itali ka patur sukses këto vitet e fundit.

Ndër të tjera, ai u shpreh edhe lidhur me personazhet e “Për’puthen”, se nuk kanë arsye të jenë pjesë e një programi të tillë. Olti nuk tentoi aspak të krahasonte “Për’puthen” ku ka qenë vetë opinionist, me atë që sapo mbaroi, pasi siç u shpreh, nuk e ka ndjekur emisionin.

Për sa i përket prezantueses, ai u shpreh se Arbana Osmani, një nga më të përfolurat për të drejtuar emisionin, do të ishte tepër mirë. Nga ana tjetër, lidhur me Luana Vjollcën, Olti tha se ajo nuk është ende gati për të moderuar një program të tillë. Kjo sepse Luana ka patur më shumë emisione argëtuese dhe show, se sa intervista dhe situata familjare.

Ky ishte dhe momenti më pikant i intervistës, ku Olti sqaroi një herë e mirë keqkuptimin me Arbana Osmanin. Ai tregoi se gjithçka ka qenë e hiperbolizuar, dhe ata janë miq të mirë.

Unë nuk kam folur personalisht me Arbanën për këtë çështje. Në periudhën kur ishte Rezart Aga autor, më tha të kanë propozuar për të shtunën në darkë, por nuk pranon Arbana Osmani. Unë kam një gjë, që nuk pyes pse s’më do. Madje unë flas me Arbanën dhe se di pse s’e kam pyetur…