Celebrities Gossip Showbiz

U përfolën për një lidhje, Trixa uron Eugent Bushpepën për ditëlindjen e tij!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar “Vonë”.

Ditën e sotme një nga miqtë e saj më të mirë feston ditëlindjen dhe është pikërisht këngëtari i njohur Eugent Bushpepa, të cilin bukuroshja e ka uruar edhe publikisht me një postim në ‘Instastory’, ku shkruan:

Gëzuar ditëlindjen për këtë legjend të cilin unë e quaj idhullin tim! Ky burrë më ka bërë mua të dua të performoj dhe punoj më shumë dhe kam qenë gjithmonë shumë e frymëzuar nga muzika e tij, performimet live dhe zërin e tij të bukur. Të shikoj shumë lart, jo vetëm si një muzikant ose artist, por edhe si person gjithashtu. Të dua shkokee.  Nuk mund të të falenderoj mjaftueshëm.

Disa ditë më parë TAR nëpërmjet disa postimeve të Beatrix dyshoi për një bashkëpunim muzikor me tezen e saj, këngëtaren e njohur, Albërije Hadërgjonaj dhe mesa duket rezultoi të jetë e vërtetë. Vetëm pak më parë me anë një postimi në ‘Instastory’ të dyja këngëtaret e kanë pranuar se do të sjellin një këngë bashkë dhe kanë treguar se do të publikohet së shpejti.