Aktualitet

U përplas nga makina, humb jetën drejtuesi i motorit në Vlorë

U përplas nga një makinë teksa udhëtonte me motor, ndërron jetë drejtuesi. Ngjarja e rëndë u shënua në Vlorë në rrugën pranë fshatit Llakatund. Viktima 69 vjeç, u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit bregdetar por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.

Shtetazi Razi Hoxhaj ishte dërguar nga policia në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte futur menjëherë në sallën e operacionit. Policia e Vlorës ndaloi drejtuesen e mjetit që kreu aksidentin.

Informacion paraprak i Policisë Vlorë:

Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.