Celebrities Gossip Showbiz

“U prehsha në paqe”, Stresi ironizon lajmin se është përfshirë në një aksident automobilistik!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi është rikthyer sërish me projekte të reja në muzikë.

Mirëpo, së fundmi në TikTok ka qarkulluar një video ku duket një aksident automobilistik dhe disa përdorues të rrjetit kanë hedhur dyshimet se ka qenë i përfshirë edhe reperi. Pak më parë, Stresi ka reaguar me ironi në Instastory duke thënë:

U prehsha në paqe

Së fundmi, Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë të tijën shumë të mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.

Teksa të gjithë po prisnim të publikohej bashkëpunimi mes dyshes, reperi vetëm disa orë më parë ka publikuar një këngë të re. “Midis Europës” është gjithashtu një bashkëpunim me reperin IL GHOST. Kënga ka afro një muaj që është publikuar dhe ka mbi 2 milion klikime në platformën YouTube duke na treguar kështu se ndjekësit mezi e kanë pritur rikthimin e tij.