Celebrities Gossip

U ribashkuan pas 6 javësh! Video e takimit mes Granit Xhakës dhe vajzës së tij i emocionoi të gjithë…

Granit Xhaka, futbollisti shqiptar, i cili luan për skuadrën zviceriane ka qenë shumë i përfolur këtë periudhë, pasi e ndihmoi shumë skuadrën e tij për të ecur para në kampionat, megjithëse nuk u kualifikuan. Përveçse kapiteni i Zvicrës, Graniti u përfol edhe si një ndër futbollistët më të mirë.

Pas skualifikimit të skuadrës zviceriane, futbollisti shqiptar është kthyer pranë familjes së tij pas 6 javësh mungesë, për shkak të kampionatit. Partnerja e tij, Leonita Xhaka ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një video shumë emocionuese, teksa shihej Xhaka që përqafonte vajzën e tij pas kaq kohësh.

Teksa kujtojmë se në këtë kampionat, Graniti nuk mundi të ishte në ndeshjen e fazës çerekfinale të skuadrës zviceriane, pasi u pezullua prej kartonave që mori. Megjithatë, futbollisti arritej të shpallej lojtari i ndeshjes në ndeshjen ku Zvicra skualifikoi skuadrën franceze dhe për këtë gjë, u vlerësua nga UEFA.