Celebrities Gossip Showbiz

U rikthye në vëmendje akuza për përdhunimin e të miturës, Gjiko reagon ashpër: “Më tmerruat familjen!”

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, para pak kohësh në media qarkulloi një vendim gjykate që dukej se e përfshinte reperin në një akuzë më shumë se të rëndë.

Bëhet fjalë për mashtrim të një të miture duke e gënjyer se do ta bënte këngëtare dhe pjesë të spoteve të tij dhe kundrejt kësaj ai ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe madje duke e droguar me substanca narkotike.

E pas reagimeve të njëpasnjëshme që artisti bëri në rrjete sociale duke i mohuar akuzat dhe më pas në daljen e tij të parë publike ku foli lidhur me këtë çështje në emision ‘Më lër të flas’ dhe tregoi për gjendjen e tij të rënduar emocionale.

E pikërisht atëherë ku dukej se kjo çështje ishte harruar, sërish në rrjete sociale ka qarkulluar si lajm dhe madje ka qenë dhe reperi Fero i cili në një ‘video live’ në TikTok ka akuzuar Gjikon se ka fshirë këtë çështje nga dosjet dhe nga vëmendja e publikut. Lidhur me këto fjalë, me anë të disa Instastory-ve ka reaguar ashpër duke u shprehur kështu:

Ju që po na gjykoni ne si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çfarë fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm ne artistëve shqiptarë por edhe artistët internacional. Sa i përket degjenerimit global, na jemi vrima e fundit e kavallit. Edhe mos harroni, ne bëjmë muzikë për të rritur e jo për fëmijë. E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka problem. Më nuk flas për këtë rast por pres të flasi gjykata. Tφ gjithë ju që po më paragjykoni, po më quani pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E faturën ata kanë për ta paguar me ligj. E kam cekur edhe njëherë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë të gënjejë. Për mua si të gënjesh si të dhunosh, i njëjti turp është. Falenderoj të gjithë ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin çdo ditë. Drejtësia ka për të folur. E vetmja arsye pse nuk kam reaguar deri tani është sepse kam pasur frikë prej disa portaleve t’ju jap material dhe ta shtrembërojnë titullin edhe me perfitu prej meje duke shpërndarë propaganda. S’kam dashur familjes sime t’i jap stres dhe ankth. Por ata ia arritën prapë, ma shqetësuan e ma tmerruan familjen me lajme ‘fake’, por si thotë populli, sabri e ka selametin.