Celebrities Showbiz

“U rrite vëllaçko”, Ilir Shaqiri emocionon me urimin për Oltin!

Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit dhe kjo për faktin se balerini u shpall fitues i ‘BBV’, një program që për katër muaj mbajti të gozhduar një Shqipëri të tërë para ekranit. Jo vetëm Iliri, por edhe vëllai i tij më i vogël Olti është gjithashtu një balerin i njohur në Itali.

Ditën e sotme, Olti feston ditëlindjen dhe një urim shumë të bukur e mori nga vëllai i tij. Me një postim në Instagram, Iliri e ka uruar vëllain e tij me një foto të fëmijërisë së tyre dhe shkruan:

Mos u habit, u rrite vëllaçko. Edhe 100!

https://www.instagram.com/p/CdINcsesfqA/?utm_source=ig_web_copy_link

Kudo nëpër rrjet është duke qarkulluar lajmi se balerini i njohur, njëkohësisht edhe fituesi i edicionit të parë të “BBV”, Ilir Shaqiri do të martohet. Mendohet se ceremonia do të zhvillohet në bregdet. Natyrisht të gjithë fansat e Ilirit janë kuriozë për detajet e dasmës. Ndërkohë së fundmi, ka qenë vet Iliri që ka reaguar për këtë lajm. Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona. Jemi të gjithë sy e vesh për të parë se çfarë do të ndodhë.