Gossip

U sulmua për lidhjen me Harry Styles, aktorja e njohur merr një vendim!

Aktorja e njohur, Olivia Wilde është përballur me një lum kritikash pasi lidhja e saj me Harry Styles u bë publike. Për këtë arsye ajo ka marrë një vendim drastik për të mos lejuar asnjë lloj fjale të pahijshme në adresën e saj në Instagram.

Aktorja ka limituar komentet në postimet e saj nisur nga kritikat e panumërta për lidhjen e re. Pavarësisht se as ajo dhe as Harry nuk kanë folur publikisht për lidhjen e tyre, ata janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Harry dhe Olivia janë njohur me njëri-tjetrin muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmi “Don’t worry, darling”.

Tabloidët britanikë ndërkohë kanë mësuar se këngëtari i “Watermelon Sugar” dhe Olivia kanë filluar një romancë diskrete ndërsa ajo ishte ende në një lidhje me ish-partnerin e saj, Jason Sudeikis. Gjithashtu, një burim tjetër ka pohuar për “US Weekly” faktin se ish-bashkëshorti i Olivias ende shpreson që të rikthehen bashkë.