Celebrities Gossip Showbiz

U takuan në konkursin e bukurisë, u bënë mikesha dhe më pas u martuan…/Historia e dashurisë së dy Miss-eve!

Mariana Varela dhe Fabiola Valentin kanë lidhur kurorë pas rreth dy vitesh lidhje. Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico e ndanë lajmin e gëzuar me fansat e tyre në rrjetet sociale, përmes një videoje. Mariana dhe Fabiola u takuan në konkursin e bukurisë ‘Miss Grand International 2020’ dhe që atëherë shoqëria e tyre u shndërrua në një lidhje dashurie. Sot dy bukuroshet janë martuar me njëra-tjetrën. Dy Miss-et theksuan:

Edhe pse e kemi mbajtur marrëdhënien tonë larg vëmendjes deri tani, sot me kënaqësi e ndajmë lajmin me të gjithë.

Videoja përmban pamje nga fillimi i lidhjes së tyre, duke përfshirë udhëtimet që kanë bërë së bashku dhe propozimin për martesë. Më pas shihen të veshura me të bardha në Byronë e Martesave në San Juan, Puerto Rico.

https://www.instagram.com/p/CkUOoo_glwy/

Mariana është një modele dhe përfaqësoi Argjentinën në Miss Universe 2019. Ajo gjithashtu u rendit në ‘top 10’ në Miss Grand International 2020. Fabiola ishte gjithashtu në mesin e 10 konkurrenteve më të mira që arritën në finalet e Miss Grand International 2020. Ajo punon me një sërë agjencish modelimi, duke përfshirë disa në Miami.