Botë e Çuditshme Food & Drink

U vonohet pica që kanë porositur apo duan të dinë sa është ora, të gjitha rastet e çuditshme që njerëzit kanë telefonuar policinë!

Oficerët e policisë u kanë kujtuar njerëzve edhe njëherë se duhet t’i telefonojnë atyre vetëm në rast urgjence pasi një burrë telefonoi për të raportuar se po priste 30 minuta për një picë. Policia e Essex në Mbretërinë e Bashkuar doli me të tillë deklaratë në mes të fundjavës së ngarkuar të ‘Platinum Jubilee Bank Holiday’.

Të premten Dhoma e Kotrollit të Policisë mori mbi 480 telefonata nëpërmjet 101, numri i telefonit për raportimin e krimeve jo emergjente. Njësia shtoi se 987 thirrje të tjera u bënë duke përdorur numrin e tyre dhe ata iu përgjigjën 93% të tyre në pesë sekonda.

Por ata thanë se kishin marrë disa telefonata të papërshtatshme, duke përfshirë këtu një klient në një dyqan picash që ankohej se kishte pritur 30 minuta për ushqimin e tij dhe një burrë tjetër duke pyetur se sa ishte ora. Të enjten, Policia e Essex shtoi dhe një rast me një burrë të dehur, i cili telefonoi gjashtë herë për të raportuar se llogaria e tij bankare ishte më e ulët se ç’duhej.

Një telefonues tjetër pyeti nëse e kishte lënë kartën e tij bankare në një makinë policie mbrëmjen e kaluar. Policia e Essex doli në deklaratë se duhet t’u telefonojnë atyre nëse është një rast urgjent, p.sh. një krim që ndodh tani ose kur jeta ose prona e tyre është në rrezik. Shefi i Departamentit të Policisë Stuart Hooper dhe njëkohësisht Shefi i Menaxhimit të Kontaktit të Policisë së Essex-it, tha se:

Do të doja të falënderoja ata njerëz që na kontaktuan përmes kanalit që ishte më i përshtatshëm për thirrjen e tyre. Duke e bërë këtë, ju po lironi mbajtësit tanë të thirrjeve në mënyrë që ata të mund të ofrojnë një përgjigje pothuajse të menjëhershme për njerëzit që e gjejnë veten në një urgjencë të vërtetë dhe duhet të na telefonojnë. Telefonata drejt nesh duhet të jetë zgjidhja e fundit dhe ju duhet ta përdorni këtë shërbim vetëm nëse po raportoni një urgjencë që kërkon një përgjigje të menjëhershme dhe urgjente të policisë.