Love & Sex

U zhdukën pas natës së parë që kaluat bashkë? Ju tregojmë 4 arsye përse mund të ketë ndodhur kjo

Nëse nuk dëshironi fare të dilni në takime këto kohë, me siguri keni përjetuar largimin pa asnjë shpjegim nga ndonjë ish- partner. Është një realitet që në fakt po ndodh shpesh ditëve të sotme, por vetëm sepse është i zakonshëm, nuk do të thotë se nuk shakton lëndim. Vetë, ‘ghosting’ është shumë e tmerrshme, por sidomos pas seksit është veçanërisht zhgënjyese dhe mosrespektuese.

“Kur përjetojmë intimitet fizik me një partner, truri jonë lëshon një hormon të quajtur oksitocinë, të cilit shumë i referohen si “hormoni i dashurisë”, shpjegon Dr. John D. Moore, psikoterapist i licensuar . “Disa madje e mendojnë atë si një lloj molekule dashurie. Kjo është një pjesë e arsyes pse disa njerëz përjetojnë një nivel të lartë emocional si gjatë ashtu edhe menjëherë pas seksit. ” Edhe nëse nuk keni ndjenja të forta për njëri -tjetrin, seksi mund t’ju bëjë të ndiheni më të afërt, gjë që e bën ‘ghosting’ të ndihet si një refuzim më personal.

Nëse e keni gjetur veten duke i shkruar mikeshës suaj të ngushtë: “Ai u zhduk menjëherë pas seksit”, mund t’ju kenë thënë se keni qenë ju arsyeja, por ka shumë të ngjarë që miqtë tuaj nuk janë ekspertë në këto çështje.

Megjithëse ndoshta nuk do ta dini kurrë arsyen e saktë se pse i dashuri juaj u zhduk, disa nga ekspertët e çifteve dhe lidhjeve dashurore mund t’ju japë disa ide. Dhe pasi ta kuptoni do  të jetë shumë më e lehtë të vazhdoni para me jetën tuaj.

1. Disa zhduken pasi nuk janë mjaftueshëm të pjekur

2. Nuk janë të bindur për të ardhmen e tyre

3. Zhduken pasi nuk janë në të njëjtën ‘faqe’ me ty

4. Sajojnë një arsye në mendjen e tyre për të justifikuar ‘zhdukjen’