Fashion Lifestyle

Udhëzuesi i stilit pranveror, 10 pamje frymëzuese!

Sekreti i stilit pranveror? Përmbajtja. Ndonëse është e lehtë të kapësh menjëherë pantallonat e shkurtra dhe bluzën, një qasje më e kujdesshme do t’ju shërbejë më mirë ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten. Ne po ju prezantojmë në këtë artikull me 10 veshje të dizajnuara pikërisht për këtë periudhë të vitit.

1.Vishni këmishën xhins të markës L.E.J.

Një këmishë xhins duhet të jetë një nga gjërat e para që ju vjen në mendje. E veshur e hapur është një opsion i sigurt për fundjavat dhe pushimet. Kjo këmishë klasike xhins nga linja e veshjeve për meshkuj L.E.J. me pantallona të Z. P., me një rrip lekure në bel nga Anderson dhe gjithashtu me një shami të kuqe nga RRL është gjithçka që ju duhet.

2.Bëni eksperimente me ‘Nanushka’.

Ju ende mund të argëtoheni e të dukeni super stil me këmishën me mëngë të shkurtra dhe me jakë të hapur. Në këtë foto, marka Nanushka e veshjeve për meshkuj me bazë në Budapest e ka përshtatur me një xhaketë ushtarake nga linja WIP e Carhartt. Stili që përshtatet mirë tek të gjithë!

3.Kombinimi xhins mbi xhins me AMIRI dhe Dept Gallery.

Xhaketa xhins e zbukuruar me yje e kombinuar me një palë xhinse në ngjyrë të hapur, thjesht stil i veçantë dhe sigurisht të veshësh xhins mbi xhins kërkon guxim. Mos harroni syzet e diellit, ne kemi zgjedhur një palë nga Rhevision.

4. Bëj siç bëjnë italianët me Bogliolin.

Boglioli po bën namin në Itali. Një kostum i lehtë pambuku me ngjyrë pane siç e shihni në foto, e veshur me një këmishë të hapur është formula fituese për sezonin e dasmave, e cila, pas periudhës së karantinës, do të ketë një rikthim serioz gjatë muajve të ardhshëm.

5. Shtoni teksturë në veshjen tuaj të sipërme me Z. P.

Veshjet prej kadifeje, janë thjesht magjia. Kjo veshje e cila duket sikur po shkoni për në punë me një këmishë me jakë të hapur nga Z. P., me xhinse të bardha të cilat janë klasike për motin e ngrohtë kombinuar me çantën prej lëkure të Marni do bëjë padiskutim diferencën.

6. Udhëtim nëpër kohë me Wales Bonner.

A ju pëlqen që rrobat tuaja të vijnë me një histori interesante kulturore? Nëse po, do t’ju pëlqejë koleksioni SS22 nga stilisti britanik Wales Bonner, i cili kanalizon stilin e gjallë të skenës së xhazit në Burkina Faso gjatë viteve 1970. Edhe nëse nuk ju interesojnë të gjitha këto, prapë është një gamë e madhe rrobash, plot me veshje sportive retro të shkëlqyeshme (këto pantallona ngjyrë vishnje janë një pikë kryesore) dhe bluza me logo të gatshme për sezonin e verës. A jeni gati?!

7. Merri vetes një çantë të vogël (nga Acne Studios).

Moti i ngrohtë do të thotë më pak veshje dhe për rrjedhojë më pak xhepa, kështu që nëse po planifikoni të udhëtoni me lehtësi ose të mos mbani gjërat tuaja në duar, atëherë do t’ju duhet një çantë. Çanta në foto nga Acne Studios mund të mos mbajë një peshqir plazhi, por siguron një vend për të ruajtur telefonin, çelësat dhe sendet e tjera. Modeli i kësaj çante është më ‘IN’ se kurrë.

8. Vendosni të gjitha bizhuteritë njëherësh.

Çfarë e ndan një veshje të mirë nga një veshje e shkëlqyer? Disa bizhuteri më shumë. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kanalizuar stilin tuaj dhe në varësi të veshjes që zgjidhni mund të jetë sa delikate aq edhe e mrekullueshme. Hidhni një sy bizhuterive nga Hatton Labs, The Ouze, Seb Brown dhe Pearls Before Swine. Me siguri do të shkëlqeni.

9.Dilni me veshje mëndafshi nga ‘Casablanca’.

Nëse po kërkon një veshje të guximshme, zgjidh Casablanca. Këmishat e saj të mëndafshta me stampa po dëshmohen të jenë një nga hitet e këtij sezoni: ndoshta është një shenjë e drejtimit të ri të guximshëm në të cilin janë drejtuar veshjet për meshkuj. Kjo këmishë jeshile me një palë pantallona sportive po aq tërheqëse nga Wales Bonner dhe një çantë kamoshi është veshja që po kërkonit.

10. Bëjeni ngjyrën e gjelbër ushtarake pjesë të stilit tuaj.

Neutralet, një grup ngjyrash të heshtura, të gjithanshme që përfshin grinë, ngjyrën bezhë, të zezë dhe të bardhë, janë nuancat mbizotëruese në veshjet tona për një arsye, se ato funksionojnë mirë me çdo gjë duke përfshirë njëra-tjetrën. E vetmja pjesë negative është se ato mund të jenë pak të mërzitshme. Por ka një alternativë. Jeshilja ushtarake, një term i përgjithshëm që përfshin ngjyrën jeshile në ngjyrë ulliri është zgjedhja perfekte. Thjesht mos vishni shumë gjëra, sepse rrezikoni të ngatërroheni me një pjesëtar të forcave të armatosura. Ah dhe mos harroni, këmishë ngjyrë kremi nga Brunello Cucinelli.