Sport

UEFA: Eriksen është në gjendje të qëndrueshme; merret vendim për Rusi-Belgjikë

Ka reaguar pak çaste më parë qeveria evropiane e Futbollit. Në një cicërimë në Twitter, UEFA konfirmon se gjendja e futbollistit Christian Eriksen është e qëndrueshme. Lojtari është transferuar me urgjencë në spital.

Duke ndjekur situatën e emergjencës mjekësore që përfshiu futbollistin e Danimarkës Christian Eriksen, bëjmë me dije që një takim mes dy skuadrave është në zhvillim dhe në vijim do të kemi një informacion zyrtar rreth përballjes. Sa i përket gjendjes së lojtarit, mesfushori është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar thotë në postimin e saj në rrjete sociale UEFA.

Ndërkaq, do të vijojë sipas orarit të parashikuar përballja Rusi-Belgjikë.