Sport

UEFA shpërndan videon promovuese të Conference League!

UEFA shpërndau sot një video promovuese të finales së UEFA Conference League që do të zhvillohet të mërkurën më 25 maj në Tiranë. Në këtë sfidë do të përballen italianët e Romës dhe holandezët e Feyenoord-it.

Duke përcjellë pamje nga kryeqyteti shqiptar, i cili është veshur me ngjyrat e festës dhe është gati të presë tifozët e të dyja skuadrave për këtë festë të madhe sportive, UEFA shkruan:

Mirësevini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë! Ngrini duart lart nëse do të jeni në finalen e UEFA Conference League!

UEFA fton tifozët të bëhen pjesë e kësaj sfide madhështore. Ky është viti i parë që Ekzekutivi Europian i Futbollit organizon Conference League, një kompeticion krejtësisht i ri europian mes klubeve. Gjithashtu është hera e parë që Tirana dhe Shqipëria presin një finale të një kompeticioni europian.