Sport

UEFA thirrje të tifozëve, mos udhëtojnë nëse nuk kanë bileta të takimeve të rëndësishme!

Tifozëve pa bileta iu kërkohet të mos udhëtojnë në Paris dhe Sevilje për finalet e Ligës së Kampionëve e Ligës së Europës dhe as të mos i rishesin apo t’i falsifikojnë ato. Ekzekutivi i futbollit europian, UEFA është i shqetësuar për rrezikun e sigurisë që paraqet numri i madh i tifozëve pa bileta në ato qytete, pasi ishte dëshmitar i kaosit që rrethoi finalen e Euro 2020-ës në “Wembley”, verën e kaluar.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin theksoi se “ato skena ishin të papranueshme” dhe “nuk duhej të ndodhin më kurrë”. Në një deklaratë, UEFA paralajmëroi:

Të gjitha biletat e ofruara për shitje nga palët e treta në internet (përfshirë median sociale, tregjet dhe platformat dytësore të biletave) reklamohen në kundërshtim me termat dhe kushtet e biletave.

UEFA zbaton në mënyrë aktive termat dhe kushtet e biletave, përfshirë monitorimin e internetit dhe do të ndërhyjë (përfshirë anulimin e biletave) ku identifikohen reklama të paautorizuara. Eintracht Frankfurt përballet me Rangers në finalen e Europa League të mërkurën, ndërsa Feyenoord takohet me Romën në Tiranë në finalen e Konferencës së Ligës më 25 maj.

Dy ditë më parë, legjenda e skuadrës së Romës, por edhe Kombëtares Italiane të Futbollit, Francesco Totti zbuloi se do të jetë në Tiranë për ndeshjen finale të Conference League, kundër Feyenoord-it. Duke folur për mediat lidhur me humbjen 2-0 të ekipit të Jose Mourinhos kundër Fiorentinës, përveç faktit se kritikoi vendimet e gjyqtarëve të kësaj sfide, Totti theksoi se “Roma ka kohë pa ngritur një Kupë dhe në Tiranë do ishte momenti i duhur”.

Do të jem në Tiranë. Ne nuk kemi luajtur një finale për një kohë të gjatë, është thelbësore për ne që të ngremë një trofe dhe ne do të shkojmë atje, me dëshirën për të luftuar deri në fund. Roma mund të përmirësohet me blerjet e synuara. Aty është një nga trajnerët më të fortë në botë, i cili do të drejtojë dhe kë duhet të blejë.

Po ashtu, Liverpool luan me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj.