Bota Botë e Çuditshme

“Ujërat e çmendur”, fenomeni i pazakontë në qyetetin Chalkida që ka magjepsur turistët prej vitesh!

Ishullin grek Evia, si edhe kryeqytetin e tij Chalkida i karakterizon një fenomen i pazakonshëm dhe interesant, i cili është i njohur si “Ujëra të çmendura”. Ky fenomen shfaqet në Kanalin e Euripusit, ku uji i detit rrjedh shumë shpejt si lumenj malorë.

Deri më tani, askush nuk ka shpjeguar pse diçka e tillë ndodh me ujin e detit. Kanali i Euripusit është 8 km i gjatë dhe gjerësia e tij varion nga 40 metra në 1.6 km.

Në pjesën më të ngushtë të kanalit është qendra administrative e ishullit Evia. Pikërisht në atë vend rryma e detit aq e fuqishme bën që të rrjedhë njësoj si lumenjtë e shpejtë, në çdo gjashtë orë rryma ndryshon plotësisht drejtim.

Ky fenomen arrin kulmin e vet nën urën e vjetër ku uji arrin shpejtësinë prej 15 km në orë. Pikërisht kjo është arsyeja përse Chalkida quhet “qytet i ujërave të çmendura”.

Vendësit thonë që në këtë shpejtësi të ujit madje edhe peshkaqenët luftojnë të notojnë në drejtim të kundërt. Uji rrjedh gjashtë orë në njërin drejtim, pastaj 8 minuta qetësohet plotësisht dhe vazhdon të rrjedhë në drejtimin e kundërt gjashtë orët e ardhshme dhe kështu me radhë.

Dukuria që ndodh në kanalin e Euripus ka magjepsur edhe mendimtarët e lashtë grekë si Platoni, i cili në veprën e tij “Faedoni” ka përmendur këtë kanal si shembull i përkohshmërisë. Legjenda të shumta lidhen me të dhe njerëzit nuk pushojnë së admiruari madhështinë e saj, duke ngjallur vazhdimisht imagjinatën dhe kuriozitetin.