Health & Beauty

Uji i shiut sfidon ujin e rubinetës!

Meqënëse jemi në ditë me shi është e nevojshme të dimë disa fakte më shumë. Shumica prej nesh e urrejnë shiun, sidomos vajzat, por në këtë rast do ta adhurojnë dhe do ta kërkojnë sepse mund të lajnë flokët me të.

Uji i shiut është përdorur prej shumë kohësh, që nga qytetërimet antike, në mungesë të rrjeteve hidrike.

Por do të ishte një ide e mirë që ky ritual të vazhdonte nga njerëzit për të bërë disa aktivitete si larja e makinës që kërkon mesatarisht 150 litra ujë, lavatriçja për shembull, funksionon më mirë me ujin e shiut, krahasuar me atë të çezmës.

Ai nuk përman klor, ka një sasi të ulët kripërash, karakteristika që e bëjnë të përshtatshëm për përdorimin e wc, lavatriçes, pajisjeve hidrosanitare, etj.

Mund ta përdorni për të larë oborret, shkallët dhe hapësirat e jashtme. Edhe një sekret tjetër. Flokët e larë me ujë shiu do të duken plot jetë dhe më të shëndetshëm.