Bota Botë e Çuditshme

Ujku e sulmoi dhe i hëngri fytyrën kur ishte foshnje, 18-vjeçari bullizohet nga shokët!

Një adoleshent, të cilit një ujk i hëngri fytyrën kur ishte i vogël, ende i vuan pasojat e atij sulmi nga ana e grabitqarit. 18-vjeçari nga India, është ende i deformuar në fytyrë që nga mosha 5-muajsh. Përveç faktit që ofendohet nga shokët e klasës dhe lagjes, të cilët i thërrasin “Djali fantazmë”, ai nuk mund të hajë normalisht.

I riu tregon se:

Njerëzit frikësohen kur më shohin. Edhe nëpër shkolla mezi më kanë pranuar. Duke qenë se familja ime nuk i ka mundësitë, nuk mund të bëj as operacionet plastike për të rregulluar deformimin në fytyrë.