Celebrities Film & Tv

Ukraina e shqetësuar me sezonin e dytë të serialit të njohur “Emily in Paris”!

Ministri i Kulturës i Ukrainës është ankuar së fundmi te “Netflix” për mënyrën si është portretizuar një personazh nga Kievi në “Emily në Paris”. Në disa episode të sezonit të dytë të serialit të njohur shfaqet një vajzë me emrin Petra, e cila është nga Ukraina dhe njihet me protagonisten në një kurs frëngjishteje. Ajo bëhet mikeshë me Emily dhe në një nga episodet vjedh në një dyqan.

Oleksandr Tkachenko merr shkas nga këto ngjarje për ta përshkruar imazhin e Petrës si fyes. Ai shkroi në Telegram se:

Në ‘Emily në Paris’, ne kemi një imazh karikaturë të një gruaje ukrainase që është e papranueshme. Është gjithashtu fyese.

Petra, e cila luhet nga aktorja ukrainase Daria Panchenko, portretizohet gjithashtu si një vajzë me sens të dobët të modës. Sipas mediave ukrainase, Tkachenko i ka dërguar një letër “Netflix” duke u ankuar për portretizimin e personazhit. Emily in Paris” është një serial që ka fituar ndjekës anembanë botës e një ndër më të komentuarit nga amerikanët dhe francezët.

“Netflix” inkurajoi ndjekësit të ndiqnin ëndrrat e tyre pa patur dyshime dhe ndjenjën e turpit me anë të Lily Collins, ose me emrin e karakterit të saj në serial, Emily, një 20-vjeçare e cila shpërngulet në Paris, për një mundësi karriere të “minutës së fundit”, por që mund të ndryshonte të gjithë jetën e saj. Ndërkaq, në këtë link ju sjellim disa nga vendet e xhirimit nga “Emily in Paris” që mund t’i vizitoni në jetën reale.