Bota

Ukraina merr përgjegjësinë për sulmin në selinë e flotës së Detit të Zi!

Ukraina ka marrë përgjegjësinë për sulmin në selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol, Krime.

Kështu deklaroi departamenti i komunikimeve përmes një shkrimi në Telegramin e ushtrisë ukrainase.

Thuhet gjithashtu se ky sulm kishte ndodhur më 22 shtator në orën 12:00 me orën lokale.

“Më 22 shtator, rreth orës 12:00 me orën lokale, Forcat e Mbrojtjes të Ukrainës filluan një sulm të suksesshëm ndaj selisë së komandës së Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopolin e pushtuar përkohësisht”, shkroi departamenti i komunikimeve në Telegramin e ushtrisë ukrainase.

Gjashtëmbëdhjetë persona u plagosën në sulmet me raketa ruse në Kurakhove, Donetsk, në Ukrainën lindore.

Të plagosurit ishin 6 gra dhe 10 burra, të moshës nga 43-82 vjeç.

Kështu ka bërë të ditur prokuroria rajonale, sipas së cilës bombardimet mbrëmë kanë goditur një zonë të banuar të qytetit.

Sulmi u krye me dy raketa të tipit Iskander, e cila shkatërroi plotësisht një ndërtesë dykatëshe dhe dëmtoi ndërtesa të tjera që ndodheshin pranë.

Ekipet e kërkimit janë zhilluar operacionin e tyre kërkimor për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.