Bota

Ukraina paralajmëron për pasojat e luftës me Moskën: “Do të jetë masakër!”

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov i tha CNN se do të ketë “një masakër të përgjakshme” nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën. “Rusët do të kthehen mbrapsht me arkivole”, paralajmëroi ai.

Reznikov e nxiti presidenti amerikan Joe Biden t`i bëjë qëndresë të fortë shefit të Kremlinit, Vladimir Putin.

Putini nuk është në pozitën të vendosë vija të kuqe. Vija e kuqe është këtu në Ukrainë, dhe bota e civilizuar do të reagojë pa hezitim”, ishte komenti i ministrit.

Zyrtarët ukrainas thonë se mbi 90,000 trupa ruse janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën – përfshirë edhe në Gadishullin e Krimesë, te cilin Rusia e ka aneksuar më 2014.

Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, grumbullimi i trupave pranë kufirit mund të arrijë deri në 175,000 trupa ruse. Kjo është një prej lëvizjeve më të mëdha të forcave ruse ndaj Ukrainës në këto vitet e fundit.

Që prej 2014-ës, Ukraina zhvillon një luftë në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Moska ka mohuar se furnizon apo financon luftëtarët separatiste në lindje të Ukrainës, pavarësisht se ka prova të shumta që deshmojne të kundërtën.