Bota

Ukraina: Të paktën 400 ushtarë rusë u vranë ditën e djeshme!

Të paktën 206,600 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës përfshirë 400 të “eliminuar” ditën e djeshme, sipas Ukrainës.

Në përditësimin e përditshëm të humbjeve ruse, ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se ka shkatërruar gjithashtu 3797 tanke dhe 2993 drone.

Këto shifra nuk janë konfirmuar ende nga Rusia, e cila nuk raporton përditësime mbi humbjet e saj luftarake.

Forcat ruse kanë shënjestruar Kievin me një valë të madhe të sulmeve ajrore mëngjesin sotëm, duke përdorur rreth 50 dronë për të Ukraina u shpreh se i rrëzoi të gjitha përveç dy prej tyre.Sulmi që filloi gjatë natës në Kiev u konsiderua si një nga sulmet “më të madha” me dronë që Rusuia ka kryer ndaj këtij qyteti që nga nisja e luftës.

Për këtë sulm zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se 40 dronë rusë të nisur për në kryeqytet ishin rrëzuar, por kjo shifër tani është rritur.Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi ​​54 dronë gjithsej – me 52 prej tyre të rrëzuar me sukses.

Ata e quajtën këtë sulm të ashpër  si një sulm rekord me dronët Kamikaze.Sulmet para agimit erdhën, kur qyteti feston Ditën e Kievit, përvjetorin e themelimit të tij zyrtar 1,541 vjet më parë.

Moska ka intensifikuar sulmet ajrore kohët e fundit pas një periudhe relativisht të qetë dymujore por valët e sulmeve në kryeqytet vijnë tani disa herë në javë.