Bota

Ukrainës dhe Moldavisë u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Këshilli i Evropës sapo ka vendosur që Ukrainës dhe Moldavisë t’u jepet statusi i vendit kandidat për t’u anëtarësuar në BE. Lajmin e bën të ditur presidenti i KiE, Charles Michel në një postim në Twitter.

”Këshilli Evropian vendosi t’u japë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavinë. Një moment historik. Urime 2 popujve, e ardhmja jonë është së bashku”, shkruan Michel. Por në fakt statusi i shpejtuar për Ukrainën dhe Moldavinë erdhi pikërisht nga kërcënimet ushtarake të Rusisë.

 

https://twitter.com/CharlesMichel/status/1540037060807081986?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1540037060807081986%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fukraines-dhe-moldavise-u-jepet-statusi-i-vendit-kandidat-per-anetaresim-ne-be%2F

Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një reagim në Twitter shprehet se lumtur që qëndrimi i mbajtur më herët nga KE për Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë është mbështetur nga liderët e BE-së për të vijuar me pjesën e radhës të procesit.

“E di që ata do të lëvizin me shpejtësi. Ata e dinë se sa vendimtare është kjo për demokracitë, ekonomitë dhe qytetarët e tyre.”

Kujtojmë se liderët e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten në Bruksel për të diskutuar rreth aplikimit të Ukrainës, Moldavisë e Gjeorgjisë, për t’u anëtarësuar në bllok. Ndërsa Ukraina dhe Moldavia morën dritën jeshile, KE vlerësoi se Gjerogjisë do t’i jepet sërish mundësi në një fazë të mëvonshme.

27 krerët e shteteve do të diskutojnë gjithashtu mënyrat për të përshpejtuar eksportin e drithërave të bllokuara në Ukrainë, si dhe propozimin e Francës për të krijuar një Komunitet Politik Evropian për t’u mundësuar vendeve evropiane që nuk janë shtete anëtare të krijojnë marrëdhënie më të ngushta me bllokun.