Aktualitet

Ulen rastet, 6 humbje jete në 24 orë!

264 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 2.640 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Numrin më të lartë të rasteve të reja e ka Tiranë me 133 të infektuar. n29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 në Fier, 24 në Lushnjë, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë,  Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

6 pacientë të moshave 57-83 vjeç kanë ndërruar jetë. Katër viktima janë nga Tirana, një nga Elbasani dhe një tjetër nga Berati.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë  7098 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 192  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.