Aktualitet

Ulen rastet, rriten viktimat…ja situata e 24 orëve të fundit nga COVID-19 në vend!

Ulet numri i rasteve me koronavirus ne vendin tonë, por mbetet i lartë numri i viktimave. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 986 raste te reja dhe 21 viktima. Aktualisht në spitalet COVID të vendit, po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.  Ndërkaq 849 qytetarë janë shëruar. 24 orët e fundit janë  kryer edhe 1031 vaksinime anti-COVID.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë”.

Shtohet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike regjistroi në 24 orët e fundit 5 vdekje dhe 437 raste të reja ditore. 255 persona e kanë mundur infeksionin, ndërkohë që Kosova numëron mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19. Në total në një vit janë rreth 68 mijë persona të prekur nga pandemia, nga të cilët 1 mijë e 587 pacientë kanë ndërruar jetë.