Sociale

Ulet kufiri i notave kaluese në provime; prezantohet matura shtetërore 2021-2022

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëri sot prezantimin e maturës shtetërore 2021-2022. Në një konferencë për media, ajo njoftoi se Komiteti i Maturës ka ulur kufirin minimal të kalueshmërisë në provimet shtetërore si edhe kufirin minimal për çdo notë.

Kushi: Duke marrë në konsideratë vështirësitë e viti akademik për shkak të pandemisë, me vendim unanim të komitetit të maturës shtetërore ne vendosëm që të ulim kufirin minimal të kalueshmërisë dhe gjithashtu kufirin minimal për çdo notë. Ishte një vendim që në kushtet në t ë cilat ndodheshim ishte i domosdoshëm. Që mos lejojmë që maturantët të penalizohen për shkak të situatës.

Një ndryshim tjetër ka të bëjë me 2 lëndët kryesore matematika dhe gjuha shqipe dhe letërsia. Kushi thotë se do t’i rikthehemi metodës të hartimit të testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhur mësuesish.

Megjithatë Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se detajet rreth mbarëvajtjes së maturës shtetërore do të jepen në vijim.

Kushi: Sot është e pamundur që ne këtë prezantim ta bëjmë në detaje në çdo qelizë të sistemit tonë arsimor, jam e sigurt që ky proces do të realizohet me përgjegjshmëri të lartë.