Aktualitet

Ulet numri i pacientëve që marin trajtim në spital, asnjë humbje jete në 24 orë!

Vetëm 9 pacientë po marrin trajtim në spitalin Infektiv i në Tiranë për shkak të COVID-19. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga, ndërsa janë regjistruar 5 raste të reja nga. Aktualisht sipas ministrisë së Shëndetësisë janë 132 raste aktive në të gjithë vendin.

Situata epidemiologjike vijon të mbetet e stabilizuar edhe në Kosovë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërkaq  janë identifikuar 10 raste të reja infeksioni. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 12 qytetarë, ndërkaq, kemi një ulje të ndjeshme të raste aktive, përkatësisht 184  në të gjithë vendin.

Ndërkohë, kujtojmë se, procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta në vendin tonë, ndërsa kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i afatit përfundimtar për të arritur në 1 mln vaksina, deri më tani janë kryer rreth 850 mijë vaksinime.

Fushata e vaksinimit ka nisur që prej muajit janar me vaksinën Pfizer, Astra-Zeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V, që nuk e kanë marrë ende certifikimin e EMA-s.

Dje, Bashkimi Evropian hoqi kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë duke e shpallur vend të sigurt, sa i takon COVID-it.