Aktualitet

Unaza e Elbasanit, burim aksidentesh/ Banorët ngrihen në protestë pas vdekjes së 20-vjeçarit, bllokojnë rrugën!

Ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin pak ditë më parë me vdekjen e një të riu në aksident rrugor, ka ngritur sot lagjen “Emin Matraxhiu” në protestë.

Ata fajësojnë sinjalistikën dhe infrastrukturën në aksin nacional Elbasan-Librazhd që i mori jetën 20-vjeçarit.

Banoret kërkojnë zgjidhje pasi rruga, e cila funksionon edhe si unazë e Elbasanit është kthyer shpesh herë në burimesh aksidentesh të rënda.

Vdekja e Fiorit disa ditë më parë nuk është rasti i vetëm i aksidenteve në atë aks problematik. Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit shpesh është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve si dhe mungesa e ndriçimit.