Aktualitet

Unaza e Madhe, sot në mesnatë hapet një tjetër segment në Kryeqytet!

Sot hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.

Për të inspektuar punimet e realizuara ishte e pranishme edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila nënvizoi se po punohet me ritme të larta në lotet e tjera të kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin.

 ‘Ne jemi gati për të lidhur dy lotet, lotin e dytë dhe të tretë, duhet ta shpjegojmë është me vijë të verdhë se ka ende punime por duke qenë se pjesa kryesore ka përfunduar, ta japim në funksion të qytetarëve në mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit për shpejtësinë dhe sigurinë rrugore derisa të dorëzohet përfundimisht’, tha Balluku.

Ndërsa inxhineri që po shoqëronte ministren tha sqaroi se cila është rruga që duhet të përshkojnë nga rrethrrotullimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri.

‘Siç vijmë nga TEG-u vijmë nga karrexhata që jemi pa u devijuar dhe para se të arrijmë, kalojmë në një korsi dhe kapim segmentin e ndërlidhjes. Aty është bërë një devijim për zonën e banuar se duhet t’i vinim akses deri në një zgjidhje të situatës. Kemi një drejtim vajtje dhe një ardhje. Pasi të kalojmë këtë ngushtim, kthehemi në normalitet me dy korsi në një anë dhe dy korsi në anën tjetër.

Vazhdojmë për 3.3km dhe pastaj arrijmë tek rrethrrotullimi i Shkozës që dalja të bëhet përmes korsive zbritëse dhe ngjitëse e më pas dalim përgjatë Lanës’, sqaroi inxhinieri.