Aktualitet

‘Unaza e Madhe’, të hënën nis devijimi i trafikut

Punimet për Unazën e Madhe në kryeqytet kanë hyrë në fazën e tretë dhe për 4 muaj do të ketë devijim të automjeteve duke çuar në mbylljen e sheshit “Shqiponja”.  Për automjetet që hyjnë nga jugu, kalimi do të bëhet nga Elbasani ndërsa për ato nga Kavaja e Durrësi, përmes rrugës së Ndroqit.

Kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve për sa kohë do të zgjasin punimet e Unazës së Madhe.

“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm ambulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,- tha përfaqësuesi i policisë, Ardi Veliu.

Situata mësohet se do të jetë e përkohshme, ndërsa paraprakisht thuhet se do të zgjasë 3 apo 4 muaj. Ndërkaq, është menduar dhe për autoambulancat që i drejtohen Spitalit të Traumës. Plani i devijimit do të vihet në zbatim duke nisur nga e hëna.