Celebrities Gossip Showbiz

“Une dhe ti”, mos ndoshta Loredana sapo pranoi se është e dashuruar?

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Loredana është mjaft aktive në rrjete sociale dhe kohëve të fundit për shkak të disa postimeve, Loredana ka ngitur dyshimet se mund të jetë e dashuruar. E vetëm pak më parë reperja në një farë mënyre ka pranuar se ka dikë në jetën e saj. Kjo pasi ka postuar në Instastory një foto të saj dhe ka shkruar “Unë dhe ti”. Të gjithë janë shumë kurioz se kush është “ai” dhe nëse është një lidhje e re dashurie apo një rikthim me babain e vajzës së saj.

E teksa shumë spekulime ka pasur shpesh nëse Lori është apo jo në një lidhje e me anë të postimit  në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj. Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty. Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.