Celebrities Gossip Showbiz

“Unë e di se si e sheh ti atë dhe nuk dua të të bëj presion”, Fifi ka dyshime për marrëdhënien e Granitit me Semin!

Spektaklin e së martës, “Big Brother” dënoi disa nga banorët e shtëpisë për shkak të kërkesave të shumta dhe thyerjes së rregullave. Konkurrentët u ndëshkuan me dy netë qëndrim në “dhomën e dënimit”, ku kushtet nuk janë luksoze si në pjesën tjetër të shtëpisë.

Një nga banorët e dënuar ka qenë dhe Fifi, cila gjatë javës së kaluar kishte fikur mikrofonin gjatë një bisede me Granitin në orët e vona të natës. Për këtë veprim, ajo jo vetëm u dënua duke qëndruar e veçuar me disa banorë të tjerë që kishin thyer rregullat, por dhe qëndroi larg Granitit, banorin tjetër të shtëpisë së “Big Brither VIP” me të cilin shpesh kanë treguar se kanë diçka më shumë se shoqëri.

Por, me mbarimin e dënimit Fifi dhe Graniti u ritakuan sërish bashkë dhe deklaratat që bënë për njëri-tjetrin na treguan se me të vërtetë diçka po lind mes tyre. Ishte ky i fundit që i shprehu Fifit mungesën e madhe dhe që shtrati i ishte dukur bosh pa atë.

Jo vetëm kaq, por Graniti na habiti me surprizën e tij për Fifin duke i formuar një zemër me trëndafilë dhe qirinj në shtatin e saj.

Mirëpo, gjërat mes tyre shpesh ndryshojnë duke na bëjnë të dyshojmë për marrëdhënien mes tyre. Pak më parë mes dyshes është bërë një diskutim dhe Fifi dukej shumë e lënduar prej Granitit. Teksa shfaqet shtrirë në krevat, ajo ka hedhur dyshime për diçka mes tij dhe Semit.

Unë e di se si e sheh ti atë dhe nuk dua të të bëj presion.

Si reagoi Graniti ndaj kësaj? Ai e siguroi Fifin se nuk ka asgjë mes tyre dhe se nëse do të kishte do kishte nisur të flirtonte me të.

Nëse do kisha pëlqim për të do kisha flirtuar me të, më jep mundësinë të të tregoj që jam i vërtetë.