Celebrities Gossip Showbiz

“Unë e kam fituar Big Brother tim”, Meridian Ramçaj flet për rrugëtimin e tij në “BBV”!

“Ndryshe” erdhi edhe këtë të martë me një episod shumë të veçantë, dhe një të ftuar special. Bëhet fjalë për Meridian Ramçaj, i cili ishte pjesë e “Big Brother Vip” dhe “Big Brother Vip Albania”. Me dy eksperienca të tilla shumë të veçanta, plot emocione të forta, Meridiani u shpreh për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Teksa flet për këtë eksperiencë kaq të veçantë, Meridiani përshkruan sjelljen e tij në atë shtëpi, teksa gjithashtu bën një deklaratë të fortë lidhur me atë që mund t’i shkaktonte secilit prej VIP-ave.

Kam qenë ironik, por edhe i drejtpërdrejtë. Aty e kisha shumë të lehtë të rrëzoja imazhin e gjithkujt.

Ndërkohë, gjithashtu ai ka teguar mirënjohje për ndjekësit, teksa tregoi se ka marrë komente shumë pozitive dhe përkrahje nga shumë prej tyre. Ai e ka fituar Big Brother e tij, kështu u shpreh Meridiani ekskluzivisht në “Ndryshe”!

Jam çuditur kur dola jashtë. Unë e kam fituar Big Brother tim. Kam marrë vetëm mesazhe dashamirëse nga njerëzit. E di sa kritik është publiku shqiptar… Nuk hyra për të fituar. Doja ta shijoja edhe një herë si eksperiencë. Kisha disa qëllime të mia nëse do fitoja. Kam fituar atë që shumë artistë në Shqipëri, vuajnë edhe nuk e kanë fituar, që është publiku.

Gjithashtu, Meridiani ka folur ‘pa doreza’, teksa ka shprehur mendimin e tij për secilin nga banorët e “Big Brother Vip”.