Celebrities Gossip Showbiz

“Unë gjykoj Trixën shumë, është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare”, Stresi reagon lidhur me dyshen Donald-Trixa!

Nëse ka një situatë të showbiz-it që për një periudhë të gjatë po përflitej kudo, ishte pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe reperi i njohur Stresi, ana e të cilit tanimë dihet edhe me reagimet në rrjete sociale dhe një nga këngët e tij ku nuk ngurroi ta cilësonte Borën si ‘mbretëreshë’.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Stresi ka reaguar duke i dalë kundër Trixës dhe duke u shpehur se e gjykon shumë veprimin e saj, duke e cilësuar gjithashtu si ‘realitetin shqiptar dhe femrës shqiptare’.

Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni. Ishtë diçka e shpifur.

Rikujtojmë se, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar personazhe të ndryshëm si Rezarta Shkurta, Rudina Dembacaj, Olta Boka, Elita Rudi, i vëllai i Donaldit, Romeo dhe mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj e të tjerë.

Spektaklin e mbrëmjes së djeshme Trixa ishte banorja e cila la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”. Largimi i saj nga shtëpia shkaktoi shumë lot te banorët e tjerë, sidomos te partneri i saj Donaldi.