Gossip Showbiz

“Unë jam vetëm…” Shokon Donaldi me deklaratën e tij lidhur me Borën!

Nuk mund ta mohojmë se skena romantike që ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” mes Bora Zemanit dhe Donaldit na ka emocionuar pa masë dhe ata janë kthyer një ndër çiftet më të dashur për publikun.

Mediat dhe publiku i etiketojnë shpesh si personat e njëri-tjetrit, “Donaldi i Borës” apo “Bora e Donaldit” dhe kjo është përmendur ditën e sotme në shtëpinë më të ndjekur në vend.

Gjatë një bisede mes banorëve, Donaldi ka zbuluar se diçka e tillë nuk i pëlqen dhe se është i lodhur nga këto etiketime si partneri i Borës. Aktori ka pohur se fjalë të tilla duhet të ndalojnë pasi ai në këtë lojë ka hyrë vetëm.

Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje’

Nga ana tjetër, dy banorët më të rinj të shtëpisë, Meridiani dhe Antonela pohuan se publiku është ende shumë i paqartë rreth marrëdhënies së dyshes.
Ata e këshilluan se duhet t’i jepte fund një herë e mirë fjalëve dhe të qartësonte situatën pasi në publik, sipas tyre, ai njihet si “Donaldi i Borës” dhe diçka e tillë po e penalizon.

Për këto fjalë dhe deklaratën e Donaldit, ka patur një reagim nga ana e Semit, e cila dihet që është shoqe shumë e ngushtë me Borën, shumë e revoltuar ka shprehur se fjalët e Donaldit ishin shumë të tepërta për t’u thënë e sidomos pas puthjes shumë pasionante që ata i dhanë njëri-tjetrit para mijëra shqiptarëve.

Nuk mund të thuash që nuk jeni asgjë sepse ajo tjetra po të pret. Bëhet fjalë për një person që unë e kam shumë përzemër dhe për këtë arsye duhet të kemi më shumë kujdes…